Kap lulet më pas puth këtë person, ja çka ndodhi në dasmën e Jonidës dhe Besnikut

  • 17 shtator 2019 - 15:28
Kap lulet më pas puth këtë person, ja çka ndodhi në dasmën e Jonidës dhe Besnikut

Aktorja shqiptare ka pasur një natë të bukur në dasmën e miqve të tyre.

Olta Daku, aktorja nga Shqipëria e cila është bërë e famshme për rolin e profesoreshës së Fizikës në serialin ‘O sa mirë’, ka qenë ndër të ftuarat që ka bërë më së shumti atmosferë në dasmën e kolegëve të tyre.

Aktorja madje ka kapur buqetën me lule që Jonida ka hedhur për beqaret në dasmë, gjest ky që simbolizon se beqarja që e kap e ka radhën të martohet.

Në ritual i njëjtë është bërë edhe me djemtë beqarë në dasmë, ndërsa ai që e kapi një fjongo të hedhur nga Besniku është pikërisht vëllai i tij.

Kështu, të pranishmit bënë bashkë Oltën dhe vëllain e aktorit, ndërsa ata shkëmbyen një puthje dhe përqafim shumë të ngrohtë në mes të skenës.

 

(Kosova Sot Online)