1 muaj pas largimit nga “On Records”, Fero sherr me ish-menaxherin

  • 18 September 2019 - 12:48
1 muaj pas largimit nga “On Records”, Fero sherr me ish-menaxherin

Ai pohoi se ishte ndarë miqësisht nga labeli “On Records”, por duket se nuk ka qenë ekzaktësisht kështu. Një muaj pas largimit të Feros, kanë nisur dhe lajmet e para se mes tij dhe menaxherit Met Elshani në fakt ka pasur përplasje.

“Miqtë” tashmë nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa media e ka ruajtur një postim të Elshanit ku ai u drejtohet atyre që menaxhojnë artistët e rinj. Sipas tij disa prej tyre po i marrin në qafë të rinjtë, të cilët po rebelohen edhe ndaj familjarëve.

Ky postim thuhet se i drejtohet Fero-s, I cili gjatë kohës që ishte pjesë e “On Records”, publikoi këngë që patën shumë sukses.

(Kosova Sot Online)