Filmi “Hustlers” i Jennifer Lopez ndalohet në Malajzi, zbuloni përse

  • 23 September 2019 - 13:25
Filmi “Hustlers” i Jennifer Lopez ndalohet në Malajzi, zbuloni përse

Square Box Pictures, kompania që bën shpërndarjen e filmit “Hustlers” në Malajzi, konfirmoi ndalimin e filmit në rrjetet kinematografike.
Një film rreth striptisteve që interpretohet nga Jennifer Lopez është ndaluar në Malajzi për shkak të “përmbajtjes së tepruar dhe të pahijshme”.

Bordi i censurimit të filmit në vend tha se gjokset e zhveshura të Hustlers, kërcimet erotike dhe skenat që paraqesin drogë e bënë atë jo të përshtatshëm për shfaqje publike.
Filmi aktualisht është ngritur në vendin e dytë të filmave më të parë në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar.

Filmi, i cili gjithashtu interpretohet edhe nga Conhent Wu dhe Julia Stiles së bashku me Lizzo dhe Cardi B në role më të vogla, është i bazuar në një histori të vërtetë dhe është frymëzuar nga një artikull i New York Magazine që doli viral në vitin 2015.
BBFC (Bordi Britanik i Klasifikimit të Filmit) i dha filmit “Hustlers” vlerësimin 15 (asnjë i ri nën 15 vjeç nuk mund të blejë një video ose të shohë një film me këtë vlerësim në një kinema) për shkak të “lakuriqësisë së seksualizuar, referencave të forta seksuale, keqpërdorimit të gjuhës dhe të drogës”.

Skena e filmit gjithashtu u ndalua plotësisht në Egjipt, Samoa dhe ishujt Cooks.

(Kosova Sot Online)