Kjo është modelja seksi shqiptare që po bën namin! Bëhet pjesë e klipit të reperit gjerman

  • 24 September 2019 - 11:41
Kjo është modelja seksi shqiptare që po bën namin! Bëhet pjesë e klipit të reperit gjerman

Modelja shqiptarë Alba Vejseli mahniti italianët pak muaj më parë me pjesëmarrjen e saj në “Ciao Darwin”.

Ajo u shpall “Nëna Natyrë” në këtë spektakël dhe pas asaj duket se dyert e suksesit për të janë hapur.

Së fundmi modelja është bërë pjesë e klipit të reperit të njohur gjerman, Raf Camora.

Klipi i këngës sapo është publikuar dhe ka rezultuar shumë i suksesshëm.

Deri tani numëron më shumë se 2 milionë ndjekës dhe në klip vëmendjen kryesore e ka marrë modelja shqiptare.

Ajo shfaqet mjaft tërheqëse dhe tiparet e saj të veçanta e kanë bërë të komentohet shumë.

Kujtojmë se Raf Camora është reperi i njohur i cili në vitin 2018 bashkëpunoi me Noizy-n në këngën “Toto”.

(Kosova Sot Online)