Pas tërmeteve, Rita bën thirrje për të ndihmuar Shqipërinë

  • 24 September 2019 - 18:31
Pas tërmeteve, Rita bën thirrje për të ndihmuar Shqipërinë

Rita Ora ka bërë një postim që fansat e saj t’i dalin në ndihmë Shqipërisë pas tërmeteve.

Në kuadër të UNICEF, Rita Ora ka bërë një postim për mbi 15 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke i thirrë që t’i dalin në ndihmë Shqipërisë.

Rita ka shkruar duke shpjeguar se çfarë ka ndodhur në Shqipëri, ndërsa në linkun e bashkangjitur ka shpërndarë mundësinë që kush të mundet të kontribuojë për t’i dalë në ndihmë banorëve, kryesisht fëmijëve, të prekur nga tërmeti, .

“Një tërmet me 5.6 ballë ka goditur Shqipërinë më 21 shtator, që është afër Kosovës, vendit ku jam lindur”, ka shkruar Rita në postim.

Rita është ambasadore e UNICEF dhe vazhdimisht po e përdor famën e saj për t’i dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë, e po bën të pamundurën që t’i kushtojë vëmendjen vendit të saj të prejardhjes.
 

Image



(Kosova Sot Online)