Ivanka Trump shkëlqen në fustanin që nëna e saj e veshi 28 vjet më parë

  • 25 September 2019 - 14:39
Ivanka Trump shkëlqen në fustanin që nëna e saj e veshi 28 vjet më parë

Këtë fundjavë Ivanka ka marrë pjesë në një dasmë në Romë ku ka shkëlqyer e veshur me fustanin e së ëmës.

Këshilltarja 37 vjeçare e Shtëpisë së Bardhë, ndryshe nga mamaja, e ka kombinuar fustanin me taka ngjyrë ari dhe buzë të kuqe.

Fustanin “Bob Mackie”, Ivana e ëma e Ivankës, e ka veshur në 1991 dhe kjo nuk është hera e parë që e bija i “vjedh” veshjet pasi kjo ka ndodhur edhe në 2014 në dasëm e Joseph Altuzarra.

(Kosova Sot Online)