Flori Mumajesi rikthehet në Instagram për të bërë vetëm një postim dhe jo për veten!

  • 04 October 2019 - 10:22
Flori Mumajesi rikthehet në Instagram për të bërë vetëm një postim dhe jo për veten!

Flori Mumajesi e kishte të fuqishëm rikthimin pas disa muajsh mungesë në rrjetin social Instagram.

Ai njoftoi një javë më parë për projektin e ri që do të sjellë me një bashkëpunim të suksesshëm.

Por mbrëmë, kantautori është rikthyer sërish në Instagram, për të bërë një postim tjetër, këtë herë jo për veten.

Ai ka publikuar një pjesë nga kënga e Klajdi Harunit, “Shiu i verës”, bashkë me një pjesë të tekstit, vërtet prekëse:

“Sa shumë të doja vetëm kur thoshe t’lutem mos u ndal o shi”, shkruan Flori duke shkëputur një varg nga kënga.

Kantautori i mirënjohur jo vetëm që do të rikthehet në muzikë, por ka zbuluar edhe bashkëpunëtorët për klipin e ri që do të dalë së shpejti. Shkurte Gashi dhe Bruno do të bëhen bashkë me Florin për atë që do të quhet, hiti që do të rikthejë Florin në muzikë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

(Kosova Sot Online)