Erjona Sulejmani përjashton rikthimin me Xhemailin: S’më shijon supa e ngrohur disa herë…

  • 04 October 2019 - 15:24
Erjona Sulejmani përjashton rikthimin me Xhemailin: S’më shijon supa e ngrohur disa herë…

Erjona Sulejmani, e njohur për shkak të martesës me futbollistin Blerim Xhemaili, gjatë një interviste të fundit, e pyetur nëse martesa me Xhemailin përfundoi për arsye tradhtie, iu përgjigj: “Jo, jo, nuk ishte ky motivi.”

Ndërkohë, e pyetur nëse Erjona do të rikthehen në krahët e futbollistit të Bolonjës, modelja u përgjigj:

“Është një pyetje që ma bëni gjithmonë po përgjigjem një herë e mirë për të gjitha.

Nuk më pëlqen t’i përsëris gjërat në jetën time dhe aq më pak të besoj te supa që ngrohet disa herë.

Ne e respektojmë njëri-tjetrin për rolin që kemi si prindër të Luanit (djalit nga martesa e tyre)”.

(Kosova Sot Online)