Sa është numri i të dashurave që ke pasur? Majk habit me përgjigjen e tij

  • 06 October 2019 - 12:08
Sa është numri i të dashurave që ke pasur? Majk habit me përgjigjen e tij

Majk ishte i ftuari special mbrëmë në natën e parë të emisionit “Klanifornia”, që nisi në televizionin “Klan” nën drejtimin e Marina Vjollcës.

Këngëtari i njohur u përball me disa pyetje vërtet pikante gjatë një interviste me Marinën, shumica e të cilave ishin për jetën e tij private.

Majk tregoi mes të tjerave se ka dalë me një vajzë të famshme për publikun shqiptar, edhe pse kurrë nuk do ta tregojë emrin e saj.

Gjithashtu ai u shpreh se nuk ka pasur më shumë se një lidhje të vërtetë, dhe çuditërisht ka pasur vetëm një “lidhje tamam”.

Aktualisht këngëtari deklaroi se është single:

Sa është numri i të dashurave që ke pasur?

Majk: Një! Lidhje tamam kam pasur vetëm një.

Ke dalë ose je ngacmuar me një vajzë të njohur që publiku nuk e di?

Majk: Po, por kam dalë pikërisht për atë që mos ta marrë vesh publiku, dhe s’do ta marrë kurrë vesh.

Ishte e suksesshme apo është e suksesshme?

Majk: Po.

Patët diçka më shumë?

Majk: Po.

Bionde apo brune?

Majk: Të dyja.

(Kosova Sot Online)