Enca nuse në Kosovë?!
Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë mbrëmë e pranishme në dasmën e producentit të njohur, vëllait të Gjikos, ku është parë duke bërë shumë qejf.
Nën ritmet e muzikës së mirë, Enca ka vallëzuar gjithë natën dhe mesa kemi vënë re është kënaqur pafund.
Dhe mesa duket Encës i pëlqeu kaq shumë dasma kosovare, saqë po mendon edhe vetë të bëhet nuse atje.
Përmes një postimi në instagram, ajo i është drejtuar fansave me pyetjen: “A thu bëhem dhe unë nuse në Kosovë?”
Mesa duket fansave u pëlqeu shumë ky mendim saqë shumica kanë votuar pro.
Ndoshta shumë shpejt do të kemi të reja nga Enca.
(Kosova Sot Online)