Aktorja e famshme turke drejt martesës me partnerin 17 vite më të madh

  • 18 tetor 2019 - 17:32
Aktorja e famshme turke drejt martesës me partnerin 17 vite më të madh

Aktorja e njohur turke Alina Boz ka qenë gjithmonë e komentuar për rolet e saj të shumta në telenovelat turke nga të cilat mori dhe famën që sot ka.

Telenovela ‘Fate të kryqëzuara’ e bëri edhe më të njohur Alinën, e cila luante rolin e Hazallit.

Aktorja prej kohësh shijon romancën me partnerin e saj Mithat Can Ozer, i cili është 37 vjeç ndërkohë që Alina është vetëm 20.

Duket se diferenca e moshës nuk ka ndikuar fare tek çifti i famshëm, pasi ata e kanë marrë hapa më të mëdhenj.

Madje flitet se ata janë duke shkuar drejt martesës.

Alina dhe Mithat ende nuk kanë bërë të ditur një datë të caktuar, e janë shprehur se nëse do të vendosin, do e ndajnë lajmin e gëzuar me të gjithë.

(Kosova Sot Online)