Lori Hoxha feston 26-vjetorin, Sara i dedikon fjalët e veçanta

  • 20 October 2019 - 10:25
Lori Hoxha feston 26-vjetorin, Sara i dedikon fjalët e veçanta

Dita e shtunë ka qenë një një ditë tepër e rëndësishme në familjen Hoxha. Kjo sepse festonin ditën e lindjes të vajzës së tyre më të madhe, Lorit. Trashëgimtarja e “Top Channel” festonte 26-vjetorin e saj dhe urimet e surprizat që ka marrë kanë qenë të shumta.

Një ndër to ka qenë edhe motra e saj, Sara e cila e ka uruar në ‘Instagram’ me një dedikim tepër të veçantë. “Motra ime, shoqja e ngushtë, partnerja në jetë mbush 26 sot. Nuk ka si ajo dhe nuk ka si lidhja jonë”, ka shkruajtur ajo në foton e Lorit. Sara dhe Lori e kanë treguar gjithmonë lidhjen speciale që kanë me njëra-tjetrën dhe ky dedikim e vërteton më së miri.

(Kosova sot Online)