E ulur sipër tavolinës me kofshën zbuluar, fansat kritikojnë Arbanën: Fundi shumë i shkurtër

  • 20 October 2019 - 10:58
E ulur sipër tavolinës me kofshën zbuluar, fansat kritikojnë Arbanën: Fundi shumë i shkurtër

Arbana Osmani është një prej moderatoreve më të sukseshme në ekranin shqiptar dhe gjithmonë është pëlqyer nga publiku për karaketrin e saj të ëmbël dhe të dashur.

Por pas lajmit për lidhjen e saj të dashurisë me regjizorin Eduard Grishaj, shumë fansa nisën ta kritikonin dhe komentonin negativisht. Kjo vihet re në komentet që lënë fansat në fotot që moderatorja publikon në rrjetet sociale.

Kështu është parë edhe në fotot që Arbana ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj të Instagramit, teksa shihet e ulur këmbë mbi këmbë sipër tavolinës, ku një një prej fansave e ka kritikuar për fundin e shkurtër që i nxjerr në pjesën anësore të kofshës.

“Je vesh tamam per karnavale fundi qe ke vesh sishte nevoja ta rendoje lart me nje blluz si kjo por nje blluz te thjesht nje ngjurshe”-shkruan një komentues.

“Këto ekspozimet e kofshëve do të na kënaqin dita ditës.”-shkruan një tjetër.

E ndërsa i vënë në dukje edhe gjatësinë e fundit që Arbana ka veshur: ‘ Fundi shumë i shkurtër nuk i shkon stilit tënd Arbana.

(Kosova Sot Online)