Kylie Jenner ndan foton e saj të preferuar nga periudha e shtatzënisë: Femrat janë të mrekullueshme

  • 25 October 2019 - 10:21
Kylie Jenner ndan foton e saj të preferuar nga periudha e shtatzënisë: Femrat janë të mrekullueshme

Gjatë periudhës së shtatzënisë, Kylie Jenner u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale dhe mediat, duke preferuar që periudhën e shtatzënisë ta mbajë sa më private. Të gjithë ishin kuriozë për trupin e saj dhe barkun e rrumbullakosur, ndaj pasi Stormi erdhi në jetë Kylie ka publikuar foto herë pas here. Kështu ka bërë dhe së fundmi, duke ndarë me ndjekësit foton e saj të preferuar nga ajo periudhë. “Kam shumë foto të barkut, pork jo ka qenë gjithmonë një nga të preferuarat.

“Duke gatuar” Stormin tim të vogël, që ishte një periudhë shumë special në etën time….U bëra më e fortë dhe e pavarur, gjatë gjithë eksperiencës. Femrat vërtetë janë të mrekullueshme”, ka shkruar ajo duke I bërë ‘tagg’ mamasë së saj, të cilën e konsideron si një femër të fortë. Kujtojmë se Kylie e ka shprehur shpesh dëshirën për të patur sa më shumë fëmijë.

(Kosova Sot Online)