Tayna kalon kufijtë e famës, futbollisti i njohur shpreh hapur pëlqimin ndaj saj

  • 28 October 2019 - 10:35
 Tayna kalon kufijtë e famës, futbollisti i njohur shpreh hapur pëlqimin ndaj saj

Tayna është një ndër artistet më të pëlqyera të momentit dhe fama e saj ka kaluar kufijtë. Këngët e saj kanë nisur të dëgjohen kudo, madje edhe nga personazhe me famë ndërkombëtare. Këtë e tregon edhe postimi i fundit i futbollistit të Real Madrid, Vinicius Junior.

Ai ka publikuar në Instastory një pjesë të këngës së fundit të reperes shqiptare “Sicko”. Në këtë mënyrë ai ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Tayna-n dhe sigurisht që reperja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

Ajo ka ripostuar në Instagram-in e saj videon duke treguar se është mjaft e lumtur për suksesin e saj.Kjo nuk është hera e parë që Tayna merr vlerësim  nga personazhet e huaj, pasi pak kohë më parë ajo mori edhe pëlqimin e Rita Orës për këngën “Bye bye”.

(Kosova Sot Online)