Nuk mund të gjeni dyshe më të bukur, Zaimina dhe Khloe vishen njësoj për ‘Halloween’

  • 31 October 2019 - 13:35
Nuk mund të gjeni dyshe më të bukur, Zaimina dhe Khloe vishen njësoj për ‘Halloween’

‘Halloween-i’ festohet në mbarë botën dhe askush tjetër më shumë se fëmijët nuk e pret me padurim këtë festë. Maskimet e frikshme, zbukurimet dhe veshjet e çuditshme sigurisht që shtojnë akoma më shumë lumturinë tek vogëlushët. Për këtë arsye prindërit gjejnë mënyrat më të veçanta për të kënaqur fëmijët dhe për të shkëputur disa momente të bukura nga kjo festë.

Disa kanë zgjedhur që të zbukurojnë shtëpitë me të vegjëlit, të tjerë t’i maskojnë si vetja, ndërsa Zaimina ka vendosur të vishet ‘matchy matchy’ me vogëlushen Khloe për këtë vit. Vjet Khloe ishte shumë e vogël, ndaj nuk arrinte ta kuptonte mirë festën, prandaj këtë vit Zaimina ka zgjedhur që ‘Halloween-in’ ta festojnë në këtë mënyrë. Nënë e bijë janë shndërruar si ‘Maleficient’, personazhi më i preferuar i momentit nga fëmijët. Ato janë veshur me të zeza dhe kanë vendosur në kokë brirët identifikues të personazhit të njohur.

(Kosova Sot Online)