Afrona Dika nuk mund ta ndalë nostalgjinë për ditën e dasmës: Ne të dy…

  • 01 November 2019 - 10:52
Afrona Dika nuk mund ta ndalë nostalgjinë për ditën e dasmës: Ne të dy…

Afrona Dika dhe Blero kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë disa javë më parë në një ceremoni të kuruar deri në detaje pranë detit. Gjatë asaj mbrëmje nuk munguan emrat më të njohur të estradës shqiptare, të cilët festuan bashkë me çiftin këtë moment special në jetën e tyre.

Fill pas ceremonisë nuk kanë munguar dhe dedikimet e dashurisë në rrjetet sociale nga të dy, duke tërhequr herë pas here vëmendjen e ndjekësve. Së fundmi ka qenë bukuroshja bionde, Afrona e cila ka publikuar një foto krah Bleros gjatë momentit të ceremonisë, ku shfaqen të dy të përqafuar dhe duke qeshur.

“Ne të dy, përgjithmonë. Nostalgji”, ka shkruar Dika krah postimit të saj më të fundit. Ky nuk është i vetmi moment që Afrona ka publikuar nga dasma e saj me Bleron. Dyshja zgjedh të kthehet shpeshherë në kohë, duke ndarë me dashamirësit e tyre, pamjet më të ëmbla që i rezervoi dita më e veçantë e tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Afrona Dika (@afronadika) on

(Kosova Sot Online)