Ku na humbi këngëtarja Ema Bytyqi!

  • 06 November 2019 - 15:32
Ku na humbi këngëtarja Ema Bytyqi!

Ka vite që këngëtarja Ema Bytyqi, dikur shumë aktive në skenë, nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor, dhe është larguar totalisht nga shou bizi shqiptar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kujtojmë se Ema është këngëtarja e parë nga Kosova që me këngën "Ku je ti" arriti ta rrëmbej çmimin e parë në Festivalin "Kënga Magjike" të organizuar në vitin 2003.

Image

Edhe pse kishte vokal potent, për arsye personale, këngëtarja vendosi të largohej për një kohë duke ia kushtuar kohën familjes dhe profesionit të saj në Gjermani.

Derisa ne për të gjithë ata që dikur e kanë dëgjuar më endje, ua sjellim dhe njëherë këngën fituese të Festivalit "Kënga Magjike" - "Ku je ti", interpretuar shkëlqyer nga Ema Bytyqi.


(Kosova Sot Online)