Leonora Jakupi&Sabri Fejzullahu gati për këngën e re 'Simpatia e shkollës'

  • 06 November 2019 - 18:30
Leonora Jakupi&Sabri Fejzullahu gati për këngën e re 'Simpatia e shkollës'

Po, po ky lajm është shumë i vërtetë.Dy këngëtarët e njohur të estradës shqiptare Sabri Fejzullahu dhe Leonora Jakupi po vijnë së bashku me një bashkëpunim, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kënga titullohet "Simpatia e shkollës", dhe pritet të publikohet edhe me videoklip këtë të Premte në mënyrë zyrtare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj, gjersa ka shkruar:“Simpatia e shkolles” është kënga më e re të cilën do ta publikojmë diten e premte ora 18:00 me legjenden e muzikes sonë Sabri Fejzullahu .
Falenderime të pafundme për producentin e kengës Shpetim Deskun , kompozitorin Kreshnik Avdiu dhe Ardian Kastratin . Po ashtu ju falenderoj edhe juve miq për dashurinë dhe mbeshtetjen e vazhdueshme që me jepni çdo ditë!

Image

(Kosova Sot Online)