Pasi i tha se nuk di të bëjë ‘rap’, Gjira ka një përgjigje thumbuese për Rinën

  • 19 November 2019 - 09:52
Pasi i tha se nuk di të bëjë ‘rap’, Gjira ka një përgjigje thumbuese për Rinën

Dy këngëtaret e njohura, Rina Balaj dhe Gjira kanë pasur shpeshherë përplasje me njëra tjetrën. Disa kohë më parë Rina u shpreh se Kajtazi nuk di të bëjë ‘rap’. Ndërsa së fundmi e pyetur në llogarinë e saj rreth kësaj deklarate, Gjira ka dhënë një përgjigje mjaft të qartë.

“Skam asgjë kundër saj, me vjen gjynah se tani kush do ja blejë klikimet”, ka shkruar ajo në postimin e saj në ‘Instastory’.

Nga ana tjetër Rina është larguar nga rrjetet sociale, pasi sipas menaxherëve të saj ka qenë një zgjedhje e vetë artistes për t’u shkëputur nga muzika. Nuk dihet ende nëse shumë shpejt ajo do të rikthehet si një këngëtare e pavaruar ose jo.

(Kosova Sot Online)