Mihrija vjen me vargje emocionuese: Kur dridhesh ti ne s'bajmë gjumë Shqipni

  • 27 November 2019 - 15:15
Mihrija vjen me vargje emocionuese: Kur dridhesh ti ne s'bajmë gjumë Shqipni

Tragjedia që kaploi dje Shqipërinë i ka prekur të gjithë shqiptarët anembanë botës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Në këtë mes padyshim bëjnë pjesë edhe artistët tanë, të cilat në forma të ndryshme janë organizuar dhe kanë dhënë ndihmën e tyre.

Posaçërisht ndikim kanë pasur edhe mesazhet e përçuara përmes rrjeteve sociale.

Ne ua sjellim një mesazh, shumë emocionues nga këngëtarja e njohur Mihrije Braha, e cila ka zgjedhur një poezi të Çun Lajçit, për ta përshkruar këtë situatë.

Shqipnisë sime t'luhatun

Kur dridhesh ti
Ne s'bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshohesh
Ujnash
Edhe kur digjesh
Zjarresh
Edhe kur mallkohesh nesh
Kur luhatesh
Dridhesh e përkundesh
Tërmetesh
Si zogj t'futemi n'gji
E lutemi
Vetëm ti t'mos vdes
Ne
S'bajmë gjumë kur ti dridhesh
Se veç Ty t'kemi Shqipni

 

(Kosova Sot Online)