Alberije: Gëzuar ditëlindjen zemra e zemrës

  • 10 December 2019 - 12:44
Alberije: Gëzuar ditëlindjen zemra e zemrës

Vitet për të janë ndalur. Sa më shumë vite që kalojnë, vetëm sa bëhet më e bukur dhe më e re, shkruan “Kosova Sot Online”.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Alberije Hadergjonaj.

Këngëtarja e mirënjohur, përveç se shquhet për format e saja trupore dhe bukurinë e saj, ajo vlerësohet mjaft shumë edhe për zërin dhe talentin që ka si këngëtare.

Alberija është nënë e dy vajzave, ku gjithmonë ia shpreh dashurinë që ka ndaj tyre.

E së fundi herë, Alberija, ia ka uruar ditëlindjen vajzës të madhe, Agnesës.

Këngëtarja, ka uruar vajzën e saj me fjalët më të mira dhe më të ndjera.

Këngëtarja është shprehur se është e bekuar me vajzën e saj, duke i uruar shëndet dhe të gjitha të mirat.

“Gëzuar ditëlindjen zemra e zemrës @agnesahadergjonaj. Zoti me bekoi me ty e bukura ime. Edhe pse Iket të vuani në Paris pa mua, unë të uroj me zemër gjithe të mirat e kësaj bote. Edhe 100 vite plot shëndet e mbarësi shpirti im.", ka shkruar Alberija.

(Kosova Sot Online)