Besa ua 'palon' Aulones e Fatmes - i paditë për trillime

  • 10 December 2019 - 16:14
Besa ua 'palon' Aulones e Fatmes - i paditë për trillime

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima e cila njihet për vokalin potent, së fundmi ishte pjesmarrëse me këngën "Histori", në festivalin "Kënga Magjike", por që e njejta u tëhoq nga gara duke u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i fundit në Shqipëri, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Është pikërisht rubrika Agjenti 00Thumb e emisionit të Aulonës dhe Fatmës, që transmetuan se Besa Kokëdhima u tërhoq nga gara e “Kënga Magjike”, jo për shkak se e kishte të vështirë të këndonte pas tërmetit  por sepse kënga e saj “Histori” ishte e inspiruar nga një këngë e Sia, konkretisht “Unstoppable” dhe Davit Guetta – “Dangerous”, gjë të cilën sipas Agjentit 00Thumb publiku kishte filluar t’a vinte re në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe vetë këngëtarja e cila përmes një shkrimi në Instastory ka shkruar: Nuk kam dëshirë, por më duhet t'ju padis për trillimet tuaja në adresën time...

Ky është postimi i plotë:

Image


(Kosova Sot Online)