Jozefina Topalli publikon foton më të ëmbël me nipin e saj

  • 12 December 2019 - 11:16
Jozefina Topalli publikon foton më të ëmbël me nipin e saj

Ka vetëm pak muaj që ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është bërë gjyshe për herë të parë.

Vajza e saj Megi ka sjellë në jetë djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Nikola.

Duket se Topalli po e shijon shumë këtë periudhë pasi ajo nuk nguron të publikojë edhe foto nga ky moment.

Pak minuta më parë, ish-kryeparlamentarja ka postuar një foto tepër të ëmbël në ‘Facebook’ teksa mban në krah vogëlushin.

Ajo duket tepër e qeshur dhe entuziaste duke e shijuar shumë këtë çast.

(Kosova Sot Online)