Pushimet e gjejnë në plazh, Rita Ora tregon me disa fjalë çfarë ka bërë këtë vit

  • 21 December 2019 - 13:09
Pushimet e gjejnë në plazh, Rita Ora tregon me disa fjalë çfarë ka bërë këtë vit

Rita Ora ka vendosur të marrë disa ditë pushime nga angazhimet e përditshme dhe është nisur drejt plazhit. Ajo ndodhet në St.Barts dhe prej aty ka shkruar disa fjalë, duke bërë një përmbledhje të gjërave që ka bërë vitin që po lëmë pas.

“Pushimet nisin tani. 2019 ka qenë një vit i zënë…një film Oliver Twist (mezi po pres derisa ta shihni) një tur botëror, një tv show, 5 fushata, disa kopertina revistash, 4 video muzikore..duke u përgatitur për 2020…lançova tekilën time @prosperotequila që u listua në top 10! Hmm çfarë tjetër? Do të më vijnë, pasi është vonë dhe jam e lodhur teksa po e postoj këtë l, por ju duaa! Jam mirënjohëse dhe gati për 2020!”, shkruan Rita. Duket se 2019 ka qenë një vit mjaft impenjues për këngëtaren shqiptare me famë botërore dhe po njësoj do jetë edhe viti pasardhës.

(Kosova Sot Online)