Elvana Gjata largohet e zhgënjyer nga Fest ‘58. Arilena Ara zbulon a ja dha dorën: Mu errën sytë në atë moment…

  • 23 December 2019 - 07:41
Elvana Gjata largohet e zhgënjyer nga Fest ‘58. Arilena Ara zbulon a ja dha dorën: Mu errën sytë në atë moment…

Elvana Gjata është larguar e zhgënjyer nga Festivali i RTSH.

Këngëtares ia rrëmbeu fronin Arilena Ara, duke kaluar në vend të dytë.

Zhgënjimi në sytë e saj u shfaq që në momentin kur emrin i Elvanës u thirr si fituese e vendit të dytë.

Këngëtarja menjëherë pas kësaj është larguar nga skena.

Ajo madje nuk i dha dorën fitueses së festivalit, Arilenës dhe nuk mori pjesë në emisionin post-festival.

E pyetur nëse ia dha dorën Elvana pasi u shpall fituese, Arilena tha se në atë moment iu errën sytë dhe se nuk ka takuar akoma as mamin e saj.

Ndërsa shtoi se e vlerëson jashtë mase Elvanën dhe se ka respekt për të.

“Akoma nuk kam takuar mamin tim. Ne ate moment te erren syte, nuk e di as ke takon, as ke duhet të takosh. Kam respekt, e vlerësoj jashtë mase. Jam e lumtur per te gjithe koleget e mi,”- tha ajo.

(Kosova Sot Online)