Jennifer Lopez 50 vjeçare, sfidon vajzat e reja

  • 25 December 2019 - 08:29
Jennifer Lopez 50 vjeçare, sfidon vajzat e reja

Ajo njihet si këngëtare, aktore, vallëtare, dizajnere e modës, producente dhe grua e suksesshme në biznes.

50-vjeçarja Jennifer Lopez, njihet si një grua tejet atraktive dhe ndër të paktat që në moshën e saj ka arritur të mbajë veten në formën më të mirë.

Madje ajo nuk heziton që të ekspozohet në secilin rast, pasi format e saj trupore i kanë ‘lakmi’ të gjithë.

Njejtë ka bërë edhe së fundmi përmes një paraqitje në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet nga Miami e veshur në një veshje të ngushtë që vë në pah linjat bombastike trupore.

(Kosova Sot Online)