Alesia Bami feston ditëlindjen sot, ja sa vjeç mbush velina

  • 25 December 2019 - 14:59
Alesia Bami feston ditëlindjen sot, ja sa vjeç mbush velina

Ja çfarë suprize përgatiten kolegët e Alesia Bamit me rastin e 20-vjetorit të lindjes

Velina Alesia Bami feston sot 20-vjetorin e saj të lindjes, në të njëjtën ditë me Krishtlindjen.

Ajo e ka pritur ditëlindjen në mesnatë së bashku me kolegët, të cilët i kanë kënduar këngën e ditëlindjes sapo ora ka shënuar 00:00.

Në video, Alesia shfaqet e lumtur teksa buzëqesh, ndërkohë që ngrihet në këmbë teksa i sjellin një tortë me qirinjtë me numrin 20.

Ajo ka fryrë qirinjtë dhe i ka dhuruar të gjithëve puthje nga larg, ndërsa krahas videos së publikuar në llogarinë e saj në  Instagram shkruan:

“Eshtë ditëlindja ime e 20-të. Faleminderit nga zemra per kete surprize kaq te bukur strafit me te bukur dhe me te mire'.

 

(Kosova Sot Online)