Pasi u shfaq pa asnjë rrobë veshur, modelja e kolme poston imazhet duke bërë…

  • 01 January 2020 - 20:23
Pasi u shfaq pa asnjë rrobë veshur, modelja e kolme poston imazhet duke bërë…

Edhe pse është në pritje të ëmbël, Ashley Graham, kujdeset shumë për trupin e saj dhe frekuenton palestrën.

Nëna e ardhshme nuk nguron që në profilin e saj në “Instagram” të ndajë me ndjekësit momentet më të veçanta të shtatzënisë.

Pak ditë më parë 32-vjeçarja postoi disa fotografi, ku shfaqej tërësisht e zhveshur dhe tregonte ndryshimin që ka pësuar trupi i saj gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa së fundmi, modelja e njohur e kolme ka postuar disa video në “Instastory” ku tregon se po bën disa ushtrime në palestër si dhe vë në dukje barkun e saj të rrumbullakosur.

Ashley, e cila do të bëhet nënë për herë të parë, është shprehur më herët se ajo dhe bashkëshorti i saj janë duke pritur me padurim që të shohin fëmijën e tyre.

(Kosova Sot Online)