Nuk i la rehat flokët, Rina bën sërish ndryshim në look

  • 07 January 2020 - 12:27
Nuk i la rehat flokët, Rina bën sërish ndryshim në look

Reperja e njohur, Rina Balaj, i habiti të gjithë vitin e kaluar me eksperimentet e vazhdueshme që bënte me flokët e saj.

Nga modeli te ngjyra, Rina ka bërë ndryshime ekstreme në pamjen.

Nga brune, ajo vendosi që flokët t’i bënte të kuqe, më pas rozë, lejla, e kuqe sërish dhe tani ka vendosur të kthehet në origjinë.

Reperja i ka lyer flokët te zeza dhe i ka bërë të gjitha gërsheta.

Kujtojmë se kohët e fundit Rina është vënë në qendër të mediave për shkak të jetës së saj personale. Një javë më parë ajo pranoi publikisht lidhjen me Sin Boy dhe tha se ata bashkëjetonin prej kohësh.

(Kosova Sot Online)