Stresi publikon bisedën me nënën e tij dhe prek zemrat e të gjithëve

  • 22 January 2020 - 10:22
Stresi publikon bisedën me nënën e tij dhe prek zemrat e të gjithëve

Reperi i njohur, Stresi ka treguar gjithmonë se marrëdhënia me nënën e tij është shumë e ngushtë.

Vitin e kaluar ai i dedikoi asaj edhe një këngë, teksti i së cilës na preku të gjithëve.

Së fundmi Stresi nuk ndodhet në Shqipëri dhe ka lëvizur jashtë vendit për t’u marrë me projektet e tij muzikore dhe ajo e cila i mungon më shumë është e ëma.

Reperi ka publikuar një bisedë me të në Instastory dhe na përloti.

Ai i shkruan së ëmës se në fund të muajit kthehet ndërsa ajo i uron që Zoti ta ketë nën kujdes.

‘A e din se jeta fillon duke u zgju e dashuru me ftyrën e nanës. Çdo dashuri lind e përfundon aty”, ka shkruar Stresi mbi foto.

(Kosova Sot Online)