Fansi i bën komentin e çuditshëm, Eva Murati i kthehet menjëherë

  • 25 January 2020 - 13:01
Fansi i bën komentin e çuditshëm, Eva Murati i kthehet menjëherë

Eva Murati padiskutim është një ndër femrat më simpatike të ekranit në Shqipëri, me një karrierë si aktore, modele, prezantuese dhe së fundmi e pamë duke kërcyer në programin “Dance With Me”.

Evën e gjejmë edhe në rrjetet sociale pasi është shumë aktive dhe shpeshherë  poston foto të ndryshme.

Së fundmi diçka e pakëndshme ka ndodhur me një nga ndjekësit e saj, i cili ështe munduar të tërheqë vëmendjen me një koment.

Si të gjithë vipat e tjerë edhe Eva postoi bashkimin e katër fotove, duke bërë një krahasim mes rrjeteve sociale.

Një fans e ka ngacmuar bukuroshen duke komentuar: “Duhet të më falenderosh për foton në Tinder pasi sa isha zgjuar nga gjumi kur ta shkrepa”.

“Sa vjeç je që bën këtë humor kanceroz?”, i kthehet menjëherë Eva, duke treguar se nuk i toleron aspak komentet dashakeqëse në rrjete sociale.

(Kosova Sot Online)