Bashkëshortja e Ermalit, Ariana Fejzullahu bën ëndrrën realitet

  • 31 January 2020 - 11:40
Bashkëshortja e Ermalit, Ariana Fejzullahu bën ëndrrën realitet

Ariana, bashkeshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, njihet për stilin e veçantë që ka në të veshur.

Kombinimet në veshje dhe pasionin e saj për modën mund ta dallosh fare lehtë në llogarinë e saj në Instagram.

Së fundmi Ariana ka publikuar një video ku na lajmëron se diçka nga ajo po vjen dhe që me sa duket lidhet pikërisht me këtë pasion të sajin.

“Ëndrrën time po e realizoj, shijen e stilin tim do ta ndaj tani me ju. E ti? Mos e ëndërro, na vizito që të dukeni bukur, me stil e plot elegancë. Sepse ne ja vlejmë. Coming Soon “ANNA” “, shkruan Ariana në postimin e saj.

(Kosova Sot Online)