Mbuloi striptistet me para në festën e “çmendur”, reagon Dua Lipa: E dija…

  • 31 January 2020 - 20:52
Mbuloi striptistet me para në festën e “çmendur”, reagon Dua Lipa: E dija…

Pak ditë më parë, në rrjet u bë mjaft virale një video ku shfaqej këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, që festonte në një klub nate me striptiste.

Shqiptarja ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid dhe Lil Nas X, Rosalia. Në këtë video, Lipa shfaqej teksa mbulonte me para kërcimtaret dhe nuk u prit aspak mirë nga kritikët.

Këta shkruan ashpër për këngëtaren: “Çfarë shembulli i mirë Dua Lipa, Lizzo, Rosalia duke seksualizuar gratë, por më pas ato do thonë se janë feministe”. 

Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i parë i Dua-s. Kjo e fundit ka publikuar në “Instagram” një foto nga festa e çmendur dhe shprehet se e ka ditur ç’po bënte.

“Lizzo na ftoi në “Vajzat e Çmendura” për të festuar fitoret e saj në Grammy dhe unë e dija saktësisht se çfarë duhet të bëja. Mbështetje për bandën e vajzave lokale”, shkruan ajo krahas fotos.

(Kosova Sot Online)