Fotot e nxehta/ Gruaja e futbollistit tërbon rrjetin me videon e fundit, por rrezikon 3 vite burg

  • 10 February 2020 - 12:35
Fotot e nxehta/ Gruaja e futbollistit tërbon rrjetin me videon e fundit, por rrezikon 3 vite burg

Bashkëshortja e futbollistit ukrainas Mykola Moroziuk mund të përballet me një dënim me 3 vite burg për abuzim e simbolet shtetërore pasi ajo këndoi himnin kombëtar të Ukrainës teksa kishte pozuar duke treguar të brendshmet.

Siç raporton RT, Irina Moroziuk shpërndau postimin më 1 shkurt në rrjetet sociale dhe bëri fansat të reagojnë shumë keq në mediat sociale.

Videoja, e cila ka qarkulluar në internet duke u bërë virale, tregon Moroziuk të veshur me një palë pantallona të gjera blu të errët të ulura të cilat ekspozonin të brendshmet e verdha.

Një kombinim ngjyrash që përputhet me atë të flamurit të Ukrainës. Biondja mund të shihet duke u filmuar në pasqyrë dhe duke kënduar himnin kombëtar të Ukrainës.

Ajo njihet për postimet e saj provokuese dhe gjysmë e zhveshur, po të shohësh profilin e saj në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)