Nuk ka më dyshime, Gigi Hadid konfirmon lidhjen me Zayn Malik

  • 15 February 2020 - 12:27
Nuk ka më dyshime, Gigi Hadid konfirmon lidhjen me Zayn Malik

Kohëve të fundit, ata u përfolën shumë për një rikthim tek njëri-tjetri, por asgjë nuk ishte konfirmuar. Bëhet fjalë për modelen Gigi Hadid dhe këngëtarin Zayn Malik.

Mirëpo tani nuk ka më dyshime, pasi Gigi e ka konfirmuar vetë se ajo dhe Zayn janë përsëri bashkë. Modelja ripostoi një foto të Zayn me një emoji me zemra.

Komentet nga adhuruesit e çiftit nuk kanë munguar disa prej të cilëve shpreheshin se dëshironin një foto të Gigi dhe Zayn së bashku.

Pëveç fansave kjo gjë do e ketë bërë shumë të lumtur dhe nënën e modeles pasi ajo e ka treguar hapur simpatinë që ka për Zayn.

(Kosova Sot Online)