Dafina Zeqiri nuk e fsheh më romancën e re, publikon foton me të dashurin

  • 20 February 2020 - 15:07
Dafina Zeqiri nuk e fsheh më romancën e re, publikon foton me të dashurin

Ata nuk e fshehin më romancën e tyre dhe postojnë herëpas here foto apo video në rrjetet sociale ku shfaqen së bashku.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku këngëtarja e dashur për publikun ka postuar në “Instastory” një foto të re shumë të ëmbël.

Ajo shfaqet krah partnerit e veshur sportive me një kapele bejsbolli ndërsa ka afruar faqen e saj pranë fytyrës së tij për ta puthur. Dafina nuk ka bërë asnjë koment për këtë foto, por kot nuk thonë që foto të tilla vlejnë sa 1000 fjalë.

(Kosova Sot Online)