Këngëtari i njohur humb ndjenjat duke performuar në skenë

  • 23 February 2020 - 18:38
Këngëtari i njohur humb ndjenjat duke performuar në skenë

Këngëtari i njohur grek, Notis Sfakianakis, ka performuar në njërin prej club-eve të natës në Athinë.

Mirëpo, atij i ka ndodhur një incident në skenë, që ka bërë që fansat e tij të frikësohen.

Sfakianakis është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat teksa performonte, duke u rrëzuar përtokë.

Stafi i club-it e ka larguar menjëherë nga skena këngëtarin, duke e dërguar me urgjencë në spital.

Sipas mediave greke, nuk ka vend për panik pasi gjendja shëndetësore e Notis është mirë dhe tashmë këngëtari është stabilizuar.

Image

 

(Kosova Sot Online)