Pushime me familjen në Itali: Alketa si rrallëherë fotografon djalin

  • 28 February 2020 - 12:36
Pushime me familjen në Itali: Alketa si rrallëherë fotografon djalin

Pas suksesit me “Sanremon” dhe pas intervistave në televizionin italian, Alketa tani po pushon disa ditë në Alpet e Italisë. Ky është vendi i preferuar për Alketën dhe familjen e saj pasi edhe në fillim të këtij viti, kaluan disa ditë pushimi në po të njëjtin vend.

Mëngjesin e sotëm si rrallëherë Alketa ka vendosur të publikojë një foto të djalit. Moderatorja e ka fotografuar vogëlushin Lionel teksa po shijon pamjen jashtë shtëpisë prej druri.

“Djali im është një burrë i vogël. Rreze drite! Bekim i Zotit!”, shkruan Alketa.

(Kosova Sot Online)