Ryva Kajtazi sot feston ditëlindjen, tregon se është shtatzënë

  • 09 March 2020 - 11:09
Ryva Kajtazi sot feston ditëlindjen, tregon se është shtatzënë

Këngëtarja shqiptare, Ryva Kajtazi, është shtatzënë dhe është në pritje të fëmijës së dytë, shkruan Kosova Sot Online".

Ryva, përmes një postimi në "Instagram", për ditëlindjen e saj, është shfaqur me barkun e rumbullakosur, ku ka treguar se shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të dytë.

Ajo përmes këtij postimi ka shfaqur emocionet e saj për shtatzëninë e saj.

Këngëtarja është shprehur se është shumë e gëzuar dhe se kjo është dhurata më e mirë dhe më e shtrenjtë për ditëlindjen e saj.

E si duket, epiteti i të qenurit nënë për herë të dytë është dhurata më e mirë e Ryvës për këtë vit.

Ryva është nënë e një vajze, e cila quhet Dorela.

"Gëzimi i një nëne fillon kur nje jetë e re i lulëzon nga brenda ... kur një rrahje e vogël e zemrës dëgjohet për herë të parë dhe i kujton që nuk është kurr vetëm. Dhurata më e shtrenjtë për mua në ketë ditëlindje je “Ti” pritja ime e ëmbel". ka shkruar Ryva sipër fotografisë.

(Kosova Sot Online)