‘Jam në shtëpi për veten dhe ty’, Klea Huta ndan këtë mesazh të rëndësishëm

  • 12 March 2020 - 12:49
‘Jam në shtëpi për veten dhe ty’, Klea Huta ndan këtë mesazh të rëndësishëm

Moderatorja e njohur, Klea Huta ka ndarë së fundmi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një foto në të cilën shfaqet duke lexuar në shtëpi.

“Po jam në shtëpi për veten, për ty, për familjen time, për familjen tënde, për prindërit e mi, për prindërit e tu, përgjyshërit e mi dhe për gjyshërit e tu. Dhe përveç kënaqësisë që kam kur rri në shtëpi, pasi pashë disa filma, tani do filloj të lexoj. Pa panik, pa shqetësim, sepse është e rëndësishme të jemi të kthjellët dhe të qetë mendërisht dhe mendoni pozitivisht”, ka shkruar Huta krah postimit të fundit në ‘Instastory’.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Klea publikoi foton e saj të parë me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar për të gjithë pritjen e saj të ëmbël, pas së cilës duhet të tregojë edhe më shumë kujdes.

Image

(Kosova Sot Online)