Tradhtia nuk mbaron për Skerdin! Artisti publikon 'Tradhtare 2'

  • 14 March 2020 - 12:05
Tradhtia nuk mbaron për Skerdin! Artisti publikon 'Tradhtare 2'

Prej shumë kohësh është deklaruar projekti më i fundit muzikor i Skerdi Ago, ‘Tradhtare 2’ dhe ai më në fund është publikuar!

Artisiti duket se ka punuar shumë me këtë project të dashur për të, pasi dhe muzika, edhe teksti është bërë prej tij.

Ai e ka shoqëruar atë dhe me një videoklip dhe kënga është tashmë në Youtube.

Skerdi nuk ka ngurruar të njofotjë ndjekësit e tij në Instagram, ku ka treguar se kënga është më në fund gati.

 Postimin e tij ai e shoqëron me një thirrje publikut për të mos patur panic këto ditë epidemie. Ai thotë: “Ashtu sic ju premtova ‘Tradhtare 2’ e keni tashme ne YouTube. Ju lutem mos krijoni panik, te qendrojme te forte sepse bashke mund t’ja dalim. Degjoni muzike, rrini me familjen ne shtepi sepse edhe kjo do te kaloj.”

(Kosova Sot Online)