Dua Lipa bën publike datën e këngës së re

  • 21 March 2020 - 10:23
Dua Lipa bën publike datën e këngës së re

Këngëtarja Dua Lipa edhe pse e vetizoluar nuk e ka ndalur aktivitetin e saj muzikorë

Pasi që ka treguar se është vetizoluar në Amerikë, ku edhe kaloi ca ditë në New York me të dashurin e saj Anwar Hadid, Dua ka treguar sot me anë të një postimi në Instagram nga Londra se do të lansojë një këngë të re.

“Edhe një javë – Break my Heart -27-03-2020”, ka shkruar Dua në Instagram.

Kjo i bie që pas një javë, saktësisht edhe kur përfundon gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë, Dua të lansojë këngën e saj më të re.

Ndryshe, kënga e Duas, “Don’t Stop Now” është bërë virale këtë muaj pasi që teksti i këngës flet i përshtatet vetizolimit në shtëpi kundër pandemisë Covid-19. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

1 WEEK - BREAK MY HEART - 27.03.2020

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

(Kosova Sot Online)