“Ku ka rrjedhur do pikojë”, Vesa Luma shfaqet duke kënduar bashkë me djalin e saj

  • 23 March 2020 - 10:14
“Ku ka rrjedhur do pikojë”, Vesa Luma shfaqet duke kënduar bashkë me djalin e saj

Pas mesazheve sensibilizuese dhe këshillave të dhëna ditët e fundit, Vesa Luma, kësaj here ka vendosur të sjellë për ndjekësit e saj diçka krejt ndryshe. Nëpërmjet llogarisë së saj në “Instagram”, ajo tregon se është kthyer në mësuese  e muzikës për djalin e saj.

Vesa po ndihmon të voglin e saj të këndojë dhe nga ajo që shohim ai ja del më së miri. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur dihet se të dy prindërit e Lian janë dy këngëtarë mjaft të talentuar.

(Kosova Sot Online)