Nga Rihanna tek Chiara Ferragni, ja si kanë ndihmuar personazhet e famshëm në luftën kundër Koronavirusit

  • 27 March 2020 - 15:38
Nga Rihanna tek Chiara Ferragni, ja si kanë ndihmuar personazhet e famshëm në luftën kundër Koronavirusit

E gjithë bota po përballet me një luftë të ashpër me Koronavirusin. Këshillat dhe mesazhet për njerëzit nga të famshmit nuk kanë munguar asnjë ditë. Ata kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i bërë apel të gjithve që të respektojnë rregullat e nevojshme. Mirëpo për t’u përballur me këtë situatë të frikshme nevoja për ilaçe e maska është e madhe. Të shumtë janë personazhet e njohur të ekranit ata të cilët kanë dhuruar shuma të majme për luftën ndaj Covid-19. Aktorë, sportistë, këngëtarë të gjithë janë bërë së bashku për parandalimin e kësaj situate.

Këngëtarja me famë ndërkombëtarë, Rihanna, ka dhuruar plot 5 milionë dollarë përmes fondacionit të saj, Clara Lionel.

Arnold Schwarzenegger ka bërë publike shumën që po dhuron në një fushatë të nisur në GoFundMe.com. Ai dhuroi 1milionë dollarë.

Kylie Jenner gjithashtu dhuroi 1milionë dollarë për të ndihmuar punonjësit e kujdesit shëndetësor që po trajtojnë pacientë të diagnostikuar me Koronavirus.

Edhe Lionel Messi i është bashkuar parandalimit të Covid-19 duke dhuruar  1 milionë euro për spitalet në Barcelonë.

Cristiano Ronaldo vendosi në shërbim të të prekurve të gjitha hotelet të cilat do të kthehen në spitale për të luftuar pandeminë.

Tenisti i njohur Roger Federer dhe bashkëshortja e tij Mirka janë shprehur se kanë dhuruar 1 milion franga zvicerane (1,02 milion dollarë).

Për t’ju ardhur në ndihmë atyre që po luftojnë me pandeminë, blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni dhe bashkshorti Fedez kanë mbledhur 3 milionë Euro për të ndihmuar spitalet në Itali.

(Kosova Sot Online)