Aurela Gaçe ribashkohet me vajzat pas 14 ditësh

  • 30 March 2020 - 12:37
Aurela Gaçe ribashkohet me vajzat pas 14 ditësh

Aurela është ribashkuar me vajzat e saj.

Aurela Gaçe është shembulli që duhet ndjekur sa i përket rregullave të karantinës.

Bazuar në postimin e fundit e ka dëshmuar vetë këtë dhe ka pranuar shumë lavdata.

Këngëtarja e njohur ka ndjekur me përpikmëri të gjitha rekomandimet duke zgjedhur të qëndrojë tërësisht larg vajzave për dy javë, kjo për faktin sepse ishte kthyer në mes të Marsit nga Amerika, atje ku ishin të paraparë koncerte të cilat u anuluan me përshkallzimin e situatës në nivel globi.

Dhe rikthimin e saj me vajzat sigurisht se e ka treguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“‘Pas 14 diteve vetë-izolim (për shkak se kishim udhëtuar së bashku me grupin). Zemra e dinte si po duronte pa mundur ti perqafoj. Pritëm me ankth te 7 ne qe ishim 2 jave më parë pertej oqeanit, me friken se mund te shfaqnim ndonje shenje. Per 14 dite, pyesnim përditë njëri-tjetrin, por, fatmirësisht, të gjithë ne jemi mirë e i ju bashkuam më në fund familjeve tona. Vetë-izolimi ishte detyrë prindërore. Por edhe për ata prindër qe na kanë dhënë jetë”, u shpreh ajo në postimin e bërë.

(Kosova Sot Online)