'Mos ja theni krahun Shqiponjës' këngë që s'harrohet - interpretuar nga zonja e skenës Shkurte Fejza

  • 31 March 2020 - 20:05
'Mos ja theni krahun Shqiponjës' këngë që s'harrohet - interpretuar nga zonja e skenës Shkurte Fejza

E kënduar para shumë viteve, por aktuale edhe sot, vazhdon të mbetet një prej këngëve më të bukura shqipe "Mos ia theni krahun shqiponjës", interpretuar shkëlqyer nga Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Duke marrë për bazë katrahurën politike me të cilën po përballet aktualisht Kosova jonë, vargjet e këngës na shpalosin dhe njëherë plagët: Mos ja thyeni krahun Shqiponjes, mos ja hapni rrugen lotit, se lotojn syt e Teutes, se qan shpata e Kastriotit.

Mos besoni fjal te kota
Se liria s'eshtë e burgosun
Mos ja shtoni nanes plaget
Se mjaft tjeret e kanë plagosun

Mos ja thyeni krahun Shqiponjes
Mos ja hapni rrugen lotit
Se lotojn syt e Teutes
Se qan shpata e Kastriotit

Ref...
Mos ja prekni plagen nanes
Mos ja mbyllni shtepis deren
Se ka vdekun djal i ri
Pa e pa me sy pranveren

Mos ja kputni telin lahutes
Mos ja ndalni ritmin kanges
Mos ua prishni andrrat atyne
Qe s'jan ngopun me qumesht t'nanes

Mos ja ndalni kangen bilbilit
Se i lire kurr s'ka kendue
Se shum vite i çoj n'kafaz
Kurr ne qiell pa fluturue

Mos ja kputni zemren nanes
Siç i kputet lulet n'pranver
Se kjo tok ka than me shekuj
Faji falet veç njiherë.

(Kosova Sot Online)