Rita Ora duartroket punën e mjekve
Iniciativës së re i është bashkëngjitur me shumë qejf e dëshirë.
Fjala është për iniciativën ‘Clap for carers’ e cila është një nismë e organizuar nga qytetarët angles për të shprehur mirënjohjen e tyre ndaj mantelbardhëve që po sakrifikojnë jetët e tyre në këtë kohë pandemie.
Kësaj nisme së fundmi i është shtuar edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, ajo publikoi një video në Instagram ku shihet duke duartrokitur për mjekët e këtij vendi duke përfshirë edhe të ëmën e saj.
Vera Sahatçiu-Ora është psikiatre dhe i është bashkuar vijës së parë të NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar) në përpjekje për ndalimin e COVID-19.
(Kosova Sot Online)