Karantina i paska bërë mirë! Ermal Fejzullahu tregon vesin nga i cili ka hequr dorë gjatë izolimit

  • 06 April 2020 - 08:18
Karantina i paska bërë mirë! Ermal Fejzullahu tregon vesin nga i cili ka hequr dorë gjatë izolimit

Megjithëse izolimi në shtëpi arrin në një pikë që mund të bëhet edhe i padurueshëm, për këngëtarin Ermal Fejzullahu e gjitha kjo situatë ia ka vlejtur.

Në një lidhje direkte me emisionin “E Diell”, ai ka treguar si po e kalon karantinën dhe benefitet që ajo ka sjellë tek këngëtari.

Ermali tregon se izolimi në shtëpi e ka bërë të heqë dorë nga alkooli dhe kjo e bën të ndihet mirë dhe më i shëndetshëm.

Jo vetëm kaq, por ai i është përkushtuar gjithashtu punëve të shtëpisë.

Këngëtari u shpreh se është bërë akoma më “i devotshëm” pasi është marrë me rregullimin e disa pajisjeve dhe orendive shtëpiake.

Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme:

(Kosova Sot Online)