Ja me çfarë po merret Mozzik deri sa të vijë koha e koncerteve?

  • 10 April 2020 - 11:06
Ja me çfarë po merret Mozzik deri sa të vijë koha e koncerteve?

Reperi i njohur, Mozzik ka treguar  me anë të disa fotove në ‘Instagram-in’ e tij se karantina e ka bërë të merret më shumë me sport dhe të kalojë kohë më të gjatë në natyrë.

“E deri sa të vijë koha e koncerteve, po shijojmë malet me sport. Uroj të kalojë sa më shpejt kjo situatë. Sot duke me biçikletë 30km”, ka shkruar Mozzik krah postimit ku shfaqet i veshur sportiv dhe biçikletën.

Me siguri reperi është duke e shfrytëzuar maksimalisht këtë periudhë pushimi dhe bukuritë që të ofron natyra.

Mozzik ka qenë mjaft aktiv edhe në llogarinë e tij në ‘Instagram’ këto ditë, duke ndarë me ndjekësit momente të ndryshme gjatë karantinimit.

(Kosova Sot Online)